Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës mbrëmjen e sotme.
Një 50-vjeçar, i cili lëvizte me motoçikletë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura duke humbur edhe jetën.
Njoftimi i Policisë:
Pukë/Informacion Paraprak
Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.