Putin “ndëshkon” Serbinë që firmosi marrëveshjen me Kosovën në SHBA

126

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka anuluar vizitën në Beograd të parashikuar për muajin tetor, ashtu siç ishte paralajmëruar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, disa herë gjatë muajve të fundit.

Gazeta serbe “Danas” e cila ka cituar burime jozyrtare të qarqeve diplomatike ka thënë se kjo është një “ndëshkim” për Serbinë pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku Serbia e Kosova nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në SHBA.

“Burimet tona pretendojnë se Kremlini zyrtar nuk ka treguar se pse Putini ka ndërruar mendje dhe ka ndryshuar planin, por kanë theksuar se ‘rusët me siguri se nuk e pëlqejnë përafrimin e Serbisë me SHBA-të në politikën e jashtme gjë që u bë më evidente së fundi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan kjo gazetë.