Qeveria ndërron mendje për lejimin e dasmave, rregulli i ri për grumbullimet e njerëzve

154

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe të festave në Republikën e Kosovës.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme u tha se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, festat dhe dasmat nuk do të lejohen.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë.