Qeveria urdhër kombëtares të kthejë pasaportat diplomatike/ Reagon De Biasi: Absurde, pasaporta diplomatike skadon në 2026

119

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi i cili dërgoi Shqipërinë në Europianin e 2016-s ka reaguar pas kërkesës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme,  për të dorëzuar pasaportat diplomatike me arsyetimin e si ka mbaruar afati.

De Biassi e ka cilësuar këtë kërkesë si absurde, aq më tepër kur pasaportat diplomatike skadojnë në 2026.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk i është bërë asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar dhe nuk kam biseduar me askënd. Pasaporta ime skadon në 2026 dhe nuk besoj të kem problem. Unë nuk e kuptoj përse duan që t’ja dorëzoj, por nëse duan që t’ja kthej për mua nuk ka asnjë problem sepse vazhdoj me pasaportën time normale. Shpresoj që ky njoftim të mos jetë i vërtetë sepse do të jetë autogol”, tha ai për Abc Neës.

Ish-tekniku i kuqezinjve shtoi më tej se deri më tani ka vepruar me pasaportën e tij.

“Jam një qytetar normal si gjithë të tjerët. Por dua të them se momenti kur ma dhanë, më lumturoi”, tha Gianni De Biasi. Ndërsa theksoi se nëse është problem për qeverinë aktuale që disponon pasaportën diplomatike, atëherë ai e kthen, pasi nuk pretendon të krijojë incidente diplomatike.

“Është shumë e thjeshtë, nëse unë të dhuroj diçka, nesër nuk do të vij të ta kërkoj sepse ndryshuan kushtet apo atmosfera. Pasaporta skadon në 2026 dhe pas kësaj nëse nuk do të ma japësh atëherë në rregull. Nuk e kuptoj përse e duan, gjithsesi unë nuk dua të krijoj incidente diplomatike”, përfundoi De Biasi.