Raggi : “Roma është gati”!

49

Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, është shprehur me tone entuziaste për takimin e së premtes në Romë mes Italisë dhe Turqisë, që do të jetë njëkohësisht dhe ndeshja inauguruese e Euro 2021. 

“Jemi të lumtur, shumë të lumtur. Është një shenjë e rinisjes së Romës, pasi një viti të vështirë, të mbushur me të papritura. Jemi krenarë që do të presim ndeshjen inauguruese të Euro 2021, si dhe ndeshje të tjera të këtij kampionati. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, jemi gati. Do të kemi dhe prezencën e publikut. Në qytet, veç Casa Azzurri, do të ketë dhe disa ‘fan zone’ të tjera, ku tifozët do të mund të shijojnë Euro 2021, dhe të kryejnë dhe aktivitete të tjera. E përsëris, jemi shumë të lumtur, kjo ndeshje është simboli i rinisjes sonë pas Covid-19”.

Kështu është shprehur Virginia Raggi, kryerarja e Bashkisë së Romës, gjatë inaugurimit të Casa Azzurri në kryeqytetin italian!