Rama kërkon të pajtojë Turqinë dhe Greqinë/Reagon Brukseli: Ne presim që…

295

Brukseli ka reaguar pas ftesës së ministrit të Jashtëm turk,  Mevlüt Çavuşoğlu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës.

Duke iu referuar deklaratës së Çavuşoğlu, se kryeministri Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë mes dy kryediplomatëve të Turqisë dhe Greqisë në Tiranë, Brukseli e ka cilësuar këtë përpjekje si një hap pozitiv.

Normalizimi ose bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe angazhimi midis këtyre dy vendeve janë një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies së përgjithshme midis BE dhe Turqisë.  Rifillimi i bisedimeve është diçka që BE pret dhe diçka që ne presim që do të ushqejë pozitivisht përpjekjen e përgjithshme për të zhvilluar një rrugë pozitive në marrëdhëniet tonatha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.

Ndërkaq, më herët, ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha sot se Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për të ulur dy palët në dialog. Por, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë u shpreh se shefi i tij, Dendias nuk kishte një ftesë zyrtare nga Turqia për të negociuar me ta, dhe aq më pak në Tiranë. Ndërsa vetë kreu i qeverisë greke Mitsotakis theksoi se Turqia nuk mund të vijojnë të bëjnë “burrin e mirë duke kërkuar vendosjen e një date për negociatat”.