Rama reagon ashpër ndaj Metës: Po flet me gjuhë rruge, do e dënojnë të gjithë!

188

Kryeministri Edi Rama ka folur për veprimtarinë e kreut të Shtetit, Ilir Meta gjatë kësaj kohe ku jem dy muaj para zgjedhjeve.

Rama është shprehur se Meta po zhvillon një veprimtari ilegale që nuk ka lidhje me postin që mban, ndërsa shtoi se zyrën po ja menaxhon Kryemadhi.

“Sistemi që kemi zgjedhur është sistem ku çdo parti garon me simbolin e saj dhe skuadrën e saj ose bën një koalicion me një simbol dhe skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit dhe nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. E kuptoj edhe pyetjen tuaj duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër ku po punohet për një hibrid të patretshëm.

Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta. Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve.

Meta nuk është në lartësinë e detyrës por nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e dënojnë te gjithë”, tha Rama.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.