Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë

73

“Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha për të nisur shumë shpejt me vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë”, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë me gazetarët.

Rama u shpreh se arma më e fuqishme për të mundur këtë virus, është vaksinimi dhe qeveria e tij po punon ditë e natë për të siguruar dozat e mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë shqiptare.

“Kush gjykon mandatin tonë të dytë nuk duhet të harrojë se ky ka qenë mandate më i vështirë i kësaj qeverie dhe gjysma e tij ka qenë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme, siç po dalim fitimtar nga lufta me tërmetin duke shëruar plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim dhe nga kjo luftë globale ku ne kemi pozicionin tonë në këtë front në luftë me armikun e padukshëm.

Ky është një element kyç në këtë luftë që lidhet me procesin e vaksinimit. Duke parë që në disa vende pavarësisht fuqisë së tyre dhe raportit të tyre që kam parasysh Izraelin dhe Britaninë që duket se po shikojnë me optimizëm daljen nga tuneli është shumë e qartë se vaksinimi është një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për ta kthyer vendin në një vend pa koronavirus për popullsinë. Është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon në hapjen konstante, ku e parapagoi tre fish vaksinën nga Pfizer dhe Moderna në procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale, ai vuri një bast shumë të madh dhe sot zotëron si asnjë vend tjetër gjithçka që i duhet për vaksinimin dhe Britania e Madhe që është vendi ku lindi një nga vaksinat.

Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha për të nisur shumë shpejt me vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë”, ka thënë Rama.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.