Kryeministri Rama iu ka bërë thirrje kontrollorëve të zyrës së Albcontrol në aeroportin e Rinasit që të heqin dorë nga greva dhe të ndahen nga ata që i kanë futur në këtë lojë të çmendur me zjarrin siç e ka quajtur Rama.
Rama iu ka kërkuar 65 kontrollorëve që braktisin organizatorët e këtij sabotimi ndërsa i ka kërcënuar ata se nuk kthehet në punë nesër nuk do gjejë më vend në Albcontrol.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama në Twitter.
Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021