Rama u shtriu sërish dorën e bashkëpunimit/ Duma: Qimja ndërrohet por zakoni jo

76

Deputetja e ardhshme e Partisë Demokratike, Grida Duma ka përsëritur edhe një herë qëndrimin  se Partia Demokratike është duke mbledhur fakte për deformimin e votës së qytetarëve më 25 prill.

Sipas Dumës, PD mund t’u drejtohet edhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare.

“PD po mbledh faktet për deformimin e votës. Ne duhet të shkojmë në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, ndryshe kjo e keqe mund të përsëritet pa fund…Edhe sikur të marrim 2-3 mandate më shumë, nuk duhet të ndjehemi që duam t’i ikim kësaj beteje.”, tha Duma për Abc News.