Rama vazhdon propagandën: Do t’ju vaksinojmë të gjithëve, ashtu siç ndërtuam shtëpitë pas tërmetit

62

Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë fushatë elektorale edhe për vaksinimin ndaj koronavirusit. Sipas kreut të qeverisë, procesi i vaksinimit do të bëhet ashtu siç ndodhi edhe rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Rama shtoi se vaksinimi i krejt popullatës do të ndodhë shumë më shpejt se sa mund ta mendojë shumëkush.

Edi Rama: Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot dhe aspak më vonë se shumë shtete të tjera në Europë e në rajon po se po.