Rama zbret vetë në terren dhe sulmon Lelin e Vlorës

428

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një inspektim të punimeve në Lungomare 2 në Vlorë, ku si rrallëherë nuk u shoqërua nga kryetar i Bashkisë Dritan Leli.

‘Divorci’ mes tyre u shpall publikisht me daljen e emrave të kandidatëve dhe refuzimit të hapur që kryebashkiaku bëri për të mosmbështetur kryeministrin në fushatë në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve. Gjatë fjalës së tij ditën e sotme Rama finalizoi divorcin, ku sulmoi hapur Bashkinë duke i thënë inxhinierit ta mbarojnë shëtitoren përpara sezonit turistik pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.

”Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ”, tha në fund të inspektimit Rama teksa inxhinieri po i shpjegonte ecurinë e punimeve.