Rama zbulon numrin e lartë të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri në fundjavë

136

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përgjatë dy ditëve, të shtunën dhe të dielën, në vendin tonë do të mbërrijnë 90,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet skemës Covax, teksa theksoi edhe një herë se brenda muajit maj numri i të vaksinuarve do të kalojë 500 mijë persona.

“Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina Astrazeneca.

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara!

Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira– shkruan Rama.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.