Rastet e gripit të shpendëve/Reagon Ministria e Bujqësisë: S’ka vend për panik, vatrat po mbahen në mbikëqyrje

23

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të tre rasteve me gripin e shpendëve të llojit H5N8.

Drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika konfirmon se pas rasteve të djeshme nuk ka vatra të tjera të konfirmuara bartëse të gripit të shpendëve.

Ajo shpjegon se përveç ndalimit të hyrjes të shpendëve në territorin e vendit nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes, grupe pune janë në gatishmëri të situatës.

Ndonëse për momentin situata paraqitet në kontroll, autoritet bëjnë thirrje për kujdes, kjo për shkak se virusi mund të përhapet edhe në formë epidemie.