Rastet globale të koronavirusit tejkaluan 100 milionë të mërkurën, sipas një liste të Reuters, ndërsa vendet në të gjithë botën luftojnë me variantet e reja të virusit dhe mungesën e vaksinave, raporton Reuters.
Pothuajse 1.3% e popullsisë së botës tani është infektuar me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë vdekur.
Një person infektohet çdo 7.7 sekonda, mesatarisht, që nga fillimi i vitit. Rreth 668,250 raste janë raportuar çdo ditë gjatë së njëjtës periudhë dhe niveli global i vdekjeve qëndron në 2.15%.
Vendet e prekura më keq Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara Covid-19 por përfaqësojnë 28% të popullsisë globale, sipas një analize të Reuters.
Botës iu deshën 11 muaj për të regjistruar 50 milion rastet e para të pandemisë, krahasuar me vetëm tre muaj që rastet të dyfishoheshin në 100 milion.
Rreth 56 vende kanë filluar vaksinimin e njerëzve për koronavirusin, duke administruar të paktën 64 milion doza.