Refuzoi propozimin për martesë/ Shtetasja britanike bëhet viktimë e krimit të pasionit

77

Një grua britanike është vrarë nga një person i armatosur në një shtëpi me qira në Pakistan të hënën raporton Daily Mail.

26-vjeçarja, e identifikuar vetëm si Maya, u zbulua se ishte qëlluar në kokë nga personi i armatosur që besohet të ketë hyrë në dhomën e saj të gjumit. Policia ka thënë se po kërkon dy të dyshuar duke marrë parasysh dëshmitë e fqinjëve të viktimës ku konstatojnë se dy burra po garonin për dorën e gruas për martesë.

Sipas Independent Urdu, xhaxhai i viktimës, i cili kishte vizituar mbesën e tij disa ditë më parë paraqiti një raport të incidentit të parë (FIR) në polici. Ai u ankua se dy nga miqtë e saj e kishin kërcënuar dhe duke e ngacmuar atë. Xhaxhai pretendon se Maya u vra nga dy miq, së bashku me ndihmën e dy personave të tjerë të paidentifikuar, në orët e para të mëngjesit të së hënës si pjesë e një komploti.

Maya kishte mbërritur në vend dy muaj më parë nga Britania e Madhe nga ku është familja e saj, tha mbikëqyrësi i policisë Sayyed Ali për Dawn.com. Z. Sayyed u tha gazetarëve se shoqja e Majës që jetonte në një dhomë ngjitur në pjesën e sipërme të shtëpisë po ndihmonte policinë në hetimin e tyre. Ai shtoi se viktima ishte gjetur e shtrirë në një pellg gjaku në dhomën e saj. Prindërit e gruas së ndjerë dhe anëtarët e tjerë të familjes që jetojnë jashtë janë kontaktuar, ndërsa trupi i Maya është dërguar në morg për autopsi, përfundoi Sayyed.

Descript.al