Regjistrohet një i vdekur dhe 103 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

58

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.754 dhe 2.218 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë, duke e çuat numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 98.787, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.