Rekord i zi viktimash nga Covid-19 në Greqi, 2311 të infektuar në 24 orët e fundit

76

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë regjistruar 108 vdekje si pasojë e Covid-19, duke bërë që numri total i viktimave në shtetin fqinj të shkojë në 1527.

Kjo është hera e parë që në vendin fqinj, numri i rasteve fatale e kalon 100 në 24 orë, ndërsa 72 viktima ishte rekordi i fundit përpara së shtunës.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan 2311 raste ditore pozitive, ndërsa totali i të infektuarve shkon në 90121, ku 53.4% ​​janë meshkuj.

Aktualisht, 522 pacientë janë të intubuar, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç.