Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë

112

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka patur rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan afër Murashit, e cila njihet si një zonë problematike kur ka reshje.

Po ashtu, ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të udhëtojnë me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Statusi i plotë

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje

Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet

Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”

/Descript.al/