Reshje, temperatura të ulëta, e rrëshqitje dheu/ Bllokohet rruga Tiranë-Burrel dhe disa akse të tjerë

112

Sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar akset rrugore kombëtare, Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer gjatë natës dhe temperaturave të ulëta janë bllokuar.

Gjithashtu e bllokuar është edhe rruga Tiranë-Burrel, pasi një masiv i madh dheu është shembur në rrugën nacionale Burrel-Tiranë në afërsi të urës së Ulzës.

Mjetet e firmës mirëmbajtëse po mundohen të mbajnë qarkullimin hapur por ka qenë e pamundur që rruga të mbahej e hapur.

Si pasojë e dheut të madh, u bllokua lëvizja e automjeteve në të dy anët e lëvizjes për rreth 1 orë.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar.

Sipas të dhënave në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës, ndërkohë që në atë veriorin temperaturat kanë qenë të ulët gjë që ka sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave kanë rënë shtylla dhe pemë në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.

Megjithatë është duke u punuar për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur pastrimin e tyre