Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Greqinë veriperëndimore

41

Shumë pjesë të Greqisë veriperëndimore janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura dhe erërave të forta që përfshinë Greqi në të hënën, duke i dhënë fund qiellit të pastër dhe temperaturave të ngrohta, të pazakonta për këtë stinë.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka nisur pastrimin e përrenjve dhe rrugëve në qytetet veriperëndimore të Janinës dhe Artës, ndërsa shërbimi zjarrfikës u thirr në fshatin Pramata në rajonin Tzoumerka për të pastruar grykat e bllokuara nga përmbytjet., raporton ekathimerini.

Në fshatin Theodoriana në periferi të Artës, dhjetëra shtëpi u dëmtuan të hënën ndërsa një mini-tornado me shpejtësi prej 93.3 kilometra në orë shkatërroi pllakat e çative dhe oxhaqeve dhe shkaktoi reshje të dendura shiu, sipas shërbimit të motit Meteo të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Moti i stuhishëm do të përhapet në Jug dhe Lindje të martën, duke sjellë reshje, rrufe dhe erëra të forta në pjesën më të madhe të Peloponezit dhe Greqisë kontinentale, duke përfshirë Athinën dhe Selanikun në veri, përpara se të drejtohen më në lindje të ishujve të Egjeut.

Temperaturat pritet gjithashtu të bien që nga e marta, pas një fundjave që pa qindra grekë të shkonin në plazh.