Reshjet e shiut pezullojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Do të kryhen nesër…

44
Ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtyrë me të paktën një ditë punimet për riparimin e aksit rrugor të autostradës Tiranë-Durrës.
Sipas ARRSH, pezullimi i punimeve që ishin parashikuar të kryheshin këtë të mërkurë, ka ardhur si shkak i reshjeve të shiut dhe punimet do të nisin ditën e enjte. Gjithashtu ARRSH fton përdorimin e rrugëve dytësore, pasi gjatë punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi.

Njoftimi i plotë:
Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.
Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.
Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.
Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.