Revista e vjetër amerikane thyen heshtjen 175-vjeçare, ja kush është kandidati që përkrah

118

Revista shkencore amerikane “Scientific American”, e cilësuar si revista më e vjetër, ka dalë hapur në një deklaratë ku mbështet kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhet presidenciale në SHBA.

Ky lajm bëri bujë të madhe në SHBA sepse revista ka gati 2 shekuj që hesht në lidhje me zgjedhjet presidenciale, duke mos mbështetur asnjë kandidat.

Në një editorial, revista shkruan:

“Ky vendim nuk u mor me lehtësi. Por, pas 175 vjetësh heshtje për zgjedhjet presidenciale të SHBA, këtë vit ne jemi të detyruar ta bëjmë atë”.

/descript.al/