Revolta e kontrollorëve/Edi Rama: Edhe unë kam stres, të dal të ankohem të më rrisni rrogën?

204

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar revoltën e kontrollorëve duke thënë se edhe ai ka stres dhe në vijim të kësaj logjike do të duhet të futet në grevë.

Po pse unë nuk kam stres, po çfarë? Do të dal të ankohem më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur. Ka një arsye kjo, plus kësaj, në periudhën e parë përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në ato kushtet e vështira. Po pse stres nuk kanë ata që rrinë atje në dogana dhe pika kufitare, apo në shërbime pa fund? Po këta janë në kullë, çfarë stresi kanë, stresi është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër, është i mitiguar me një rrogë shumë të madhe”, tha Rama për Abc News.