Rezart Veleshnja shënon suksesin e radhës dhe nuk mund të mungonte urimi i Luanës

116

Rezart Veleshnja është kthyer në një personazh shumë të komentuar. Ai pëlqehet e klikohet shumë në YouTube prej roleve epike që ka në Portokalli.Së fundmi ai ka festuar në ambientet e televizionit ku ai punon, në “Top Channel” arritjen më të madhe të karrierës së tij, 100 karakteret në emisionin e humorit “Portokalli”.

“Faleminderit trupa me e mire e shkolles Portokalli! Faleminderi Mami dhe Babi im se prej jush Sot festova 100 karakteret e mia ne portokalli karaktiri i 100 eshte kete te diele në Portokalli i them shkolle sepse te gjithe pasi ikin e falenderojne per mesimet qe i dha per rrugetimin e tyre ne jet! flm trupa e baletit! flm katershes se mrekullueshme flm Binaj Zalla Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”, ka shkruar ai krahas videos.

Aktori i humorit mori shumë urime nga miqtë dhe kolegët. Po ashtu, moderatorja e njohur, Luana Vjollca duke mos patur mundësinë që të ishte prezente në festë, i bëri një urim publik nëpërmjet një videoje në InstaStory.“Si thoni ta urojmë pak Rezin të gjithë publikisht për 100 karakteret që i ka arritur sot, një ndër aktorët më të mirë shqiptarë. Ti e di sa shumë të vlerësoj unë ty edhe pse nuk isha te festa jote sot”, është shprehur Luana.