Rezultatet negative/Frank Lampard drejt shkarkimit nga Chelsea, ja kush mund ta zëvendësojë

60

Megjithëse Chelsea është një nga ekipet pretendente për titullin e Premier League skuadra po merr rezultate zhgënjyese.

Të gjithë përgjegjësitë i ka marrë trajneri Frank Lampard pasi po përflitet se dita-ditës ai mund të shkarkohet befasisht.

Menjëherë në ishull kanë nisur edhe hamendësimet se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij, por mediat britanike shprehen të bindura se një kandidat potencial për stolin londinez është ukrainasi Andreyi Shevchenko, shkruajnë ‘The Guardian’. 

44-vjeçari i cili momentalisht drejton Ukrainën po spikat si menaxher, teksa si futbollist ka lënë mbresa, teksa disa vite i kaloi edhe tek Chelsea si sulmues në periudhën 2006-2009.

Pas 11 vitesh Shevchenko mund të rikthehet në Londër si trajner, kurse Lampard përveç rezultateve i trembet edhe humorit të Abramovich pasi kandidatët e tjerë nuk mungojnë, në radhë thuhet se presin Allegri, Tuchel, Julian Nagelsmann, Rafa Benitez, Nuno Espirito Santo apo ish-kapiteni John Terry.