Rikthehen reshjet e dëborës, ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

115

Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshje shiu dhe bore në zona të ndryshme të vendit. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht. 

Gjithashtu sipas ARRSH thotë institucionet kanë vijuar me pastrimin e akseve dhe në rajonin qendror dhe atë  jugor nuk ka pasur bllokim të rrugëve. 

“Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin. 

Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar. 

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve. 

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.