Rina Lipa uron Duan për nominimet “Grammy” me foton e rrallë

81

Motra e Dua Lipës, Rina, ka zgjedhur një foto shumë të veçantë për ta uruar për nominimet e saj “Grammy”. Dua Lipa u entuziazmua jashtë mase kur mësoi se ishte nominuar për plot 6 çmime “Grammy”, një event që duhet festuar familjarisht.

Rina ka ndarë në rrjete sociale një foto të sajën me Duan, kur kanë qenë të vogla. “Shoqja ime e ngushtë! Kaq krenare për ty,” shkruan Rina krahas fotos ku ka dalë e përqafuar me motrën e saj.

/Descript.al/