Rindërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, nuk financohet nga BE

43

Që pas tërmetit të 26 nëntorit të viti të shkuar, rindërtimi është një nga sfidat e qeverisë. Debat i gjerë është zhvilluar edhe sa i përket fondeve për rindërtimin e shkollave në vend.

Disa prej tyre janë realizuar me fondet e qeverisë, e disa të tjera me financime nga jashtë kufijve.

Një prej shkollave për të cilën u tha se u dëmtua nga tërmeti, është edhe gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, por në adresën zyrtare në internet të programit “EU4Schools”, “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë.

Lista për fazën e parë të programit.