Riniani thumbon publikisht Anën pas refuzimit për të vazhduar njohjen

42

Ditën e sotme në “Për’puthen” u trasmetua takimi i Anës dhe Rinianit. Dyshja patën takimin e tyre të dytë, por teksa dukej se po krijohej një çift, Ana vendosi ta ndërpriste këtë njohje. “Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem,” u shpreh ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Mirëpo, Riniani nuk e priti aspak mirë këtë vendim, duke shprehur hapur zhgënjimin dhe irritimin e tij. “Nuk ka problem fare. Do të të dhuroj dhe një biletë pastaj për Los Angeles, për Hollywood. Jam shumë i zhgënjyer. Nuk ka vdekur njeri nga dashuria dhe nuk do të vdes as unë,” është shprehur Riniani duke thumbuar Anën të cilën shpesh herë e kanë akuzuar se aktron.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.