Ronaldo ka thyer rregullat e karantinës/ Ylli i Juventusit, mori arepoplanin dhe u ‘arratis’ për në Itali

55

Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e karantinës pasi duhet të qëndronte i karantinuar.

Megjithatë, Ronaldo nuk e respektoi protokollin por mori aeroplanin privat për të udhëtuar nga Portugalia drejt Italisë, ku qëndrojnë edhe partnerja me fëmijët e tij.

Për këtë veprim, është kritikuar rëndë nga Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, i cili doli në një intervistë duke thënë se shkeli hapur protokollin e koronavirusit.

Ronaldo ka shkelur protokollin nëse nuk ka pasur autorizime specifike nga autoriteti shëndetësor”, tha ai, ndërsa mbetet e paqartë se me çfarë mase do të përballet. Kujtojmë se sulmuesi mungoi në përballjen me Suedinë pasi ishte i infektuar me Covid, ndërkohë që pritet të kthehet në fushë më 27 Tetor për ndeshjen me Barcelonën.