Rrahu si kafshë fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses/Ja çfarë vendos gjykata për 35-vjeçarin

630

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Alfred Kazanxhi 35-vjeç, personi i cili dyshohet se ka dhunuar kafshërisht fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses së tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 24 Prill, dhe pasi u dhunua, fëmija u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë, brinjë të thyera e organe të brendshme të dëmtuara.

Sipas policisë, Kazanxhiu e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e 3-vjeçarit kishte shkuar për të bërë pazar.

35-vjeçari ka mohuar akuzën në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka deklaruar se djali ka pësuar fraktura pasi ka rënë nga krevati. Ndërkohë fqinjët kanë treguar se edhe më herët fëmija ka pasur hematoma në fytyrë e trup. Edhe mjekja që e ka ekzaminuar ka deklaruar se është rrahje. Fëmija ndodhet aktualisht në gjendje kritike.