Rrëmbehen dhe vriten 2 studentë në Nigerinë veriore

25

Dy studentë të një universiteti në Nigerinë veriore të cilën u rrëmbyen të martën e kaluar janë vrarë raporton CNN. Kjo përbën në total 5 studentë të Universitetit Greenfield të vrarë nga rrëmbyesit e tyre, tha një zyrtar në një deklaratë të lëshuar të hënën. Vrasja e fundit pason vrasjen e tre studentëve të rrëmbyer, eshtrat e të cilëve u gjetën në një fshat në kufi me shkollën të Premten.

Guvernatori i shtetit të Kaduna-s, Nasir El-Rufai ka qenë i palëkundur në qëndrimin e tij kundër negociatave me rrëmbyesit. Aruwan shtoi në deklaratë se “Qeveria e shtetit Kaduna nën udhëheqjen e Malam Nasir El-Rufai është trishtuar nga kjo e keqe e kryer ndaj studentëve të pafajshëm të rrëmbyer ndërsa po ndjekin arsimimin e tyre për një të ardhme të lavdishme”.

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari të shtunën përshkroi incidentet e përsëritura të rrëmbimeve dhe vrasjeve në shtetin Kaduna si “sulme barbare terroriste”. Rrëmbimi për shpërblim është përshkallëzuar në Kaduna dhe pjesë të tjera të Nigerisë veriore, ndërsa bandat kriminale shënjestrojnë shkolla që perceptohen të jenë të cenueshme.

Descript.al