Rrëqethëse/ Aktori shqiptar i infektuar me COVID, kujton vajzën e ndjerë: S’të erdha dot te varri!

222

Aktori Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmologjisë në Kosovë, pas infektimit me COVID, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Me anë të një postimi rrëqethës në facebook, teksa shihet me maskë oksigjeni dhe i shtruar në spital, Lajçi prek me fjalët kur shkruan se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës.

Lajçi shkruan në Facebook:

A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!