Rrëshqitje dheu/ Dhjetëra arkivolë përfundojnë në det

95

Dhjetëra arkivolë në fshatin italian të Camogli kanë përfunduar në det, pas rreshqitjes së dherave.

Bëhet me dije se vetëm 10 arkivolë janë shpëtuar, nga 200 që ishin gjithsej, shkruan TheMirror.

Teksa u ngrit alarmi për rrëshqitjen e dherave, familjarët e të varrosurve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po prisnin zemërthyer për të shpëtuar arkivolet e të dashurve të tyre.

Francesco Olivar, Kryetari i Bashkisë Camogli e përshkroi ngjarjen si një katastrofë të paimagjinueshme.

Nga ana tjetër, një ekip gjeologësh po punojnë për të hetuar shkakun e rrëshqitjes, për të shmangur një ngjarje tjetër të kësaj natyre.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.