Rriten sërish rastet me Covid-19 në SHBA

66

Pas gjashtë javësh radhazi të rënies së rasteve të reja Covid-19 në SHBA,  ky numër ka filluar të rritet, edhe pse shtrimet në spital dhe vdekjet vazhdojnë të bien. Mesatarja 7-ditore e rasteve të reja ditore ishte pak më shumë se 72,000 të mërkurën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, një total që është relativisht i pandryshuar nga e enjtja e kaluar.

Duke krahasuar ato shifra me të enjten e kaluar, 11 shkurt, kur SHBA kishin mesatarisht rreth 102,000 raste të reja në ditë, raporton CNN.

Ekspertët thonë se është shumë shpejt për të treguar nëse këto shifra një javore përfaqësojnë një gabim të vogël apo fillimin e një rritjeje më të gjerë.

“I kam parë këto shifra dhe kam menduar të njëjtën gjë”, tha Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown, për CNN.
“Nuk kemi parë rritje të përhapura, por ka një lloj qëndrueshmërie. Do të duhet ta monitorojmë nga afër. Gjëja tjetër që duhet të gjurmojmë është se si po përhapet varianti i ri dhe nëse kjo është pjesë e rritjes së rasteve.”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.