Rritet frikshëm numri i rasteve me Covid-19 në Greqi

82

Autoritetet greke të shëndetësisë njoftuan të mërkurën 1,913 raste të reja me Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të raportuar në vend në 184,686.

Sipas të dhënave të reja të botuara nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), 357 njerëz u intubuan ndërsa 1,299 janë larguar nga spitalet, raporton ekathimerini.

Të dhënat gjithashtu treguan se 28 pacientë vdiqën nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,371. Autoritetet kanë kryer 3,561,455 teste që nga fillimi i epidemisë në Greqi, dhe 1,501,431 analiza të shpejta të antigjenit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.