Rritet numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë

86

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar katër të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19, nga 3,680 teste të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3,680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 69,230, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 1,599.