Rritet numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë

77

Ditët e fundit Kosova ka regjistruar si rritje të rasteve, ashtu edhe të vdekjeve nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 445 raste pozitive nga 2.570 mostra të analizuara.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 68.351, ndërsa numri total i vdekjeve ka arritur në 1.592.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 59.438, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.