Rritet sërish numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë

56

 

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

Po ashtu IKSHPK, njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 95.341 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 1.948. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 79.490, kurse numri i rasteve aktive është 13.903”, thuhet në komunikatë.