Rritet sërish numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Itali

102

Italia ka regjistruar 16,424 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 340,247 teste të kryera në 24 orët e fundit, me një normë pozitive prej 4.82%. Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjithashtu 318 vdekje dhe 14,599 të rikuperuar, raporton Tgcom.
Dhe numri i njerëzve të pranuar në kujdes intensiv po rritet, 11 më shumë, ndërsa numri i pacientëve të vendosur në departamente të tjera po bie, 78 më pak.

Rajoni me më shumë raste është edhe një herë Lombardia, me 3,310. Ndiqet nga Campania (2,185), Piemonte (1,453), Emilia-Romagna (1,427), Lazio (1,188). Të gjitha rajonet e tjera janë nën një mijë infeksione të reja.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.