Rrogozhinë/Tre mësues infektohen me koronavirus, 13 kolegë presin përgjigjet

59

Koronavirusi vijon që të përhapet në shkolla.

Sipas informacioneve të fundit bëhet e ditur se në Rrogozhinë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj”.

Mësuesit janë karantinuar. Ndërkohë që priten përgjigjet e tamponëve për 13 mësues të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me kolegët e tyre transmeton Abc News.

Sot ndërroi jetë nga koronavirusi një 81 vjeçar nga Rrogozhina. Ai ishte një nga 5 viktimat e raportuara përgjatë 24 orëve të fundit.