Në Rubik ka ndodhur një aksident i rëndë, mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.
Mësohet se janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova, automjeti të cilëve është përplasur me një kamion.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.