Një 60-vjeçar është proceduar penalisht në Sarandë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas policisë, shtetasi i identifikuar me inicialet B.O, ka kryer veprime të turpshme me një 15-vjeçare dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë.
Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin me inicialet M.G, banues në Himarë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 56 vjeç, banues në Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjëndje të lirë shtetasin B. O., 60 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 15-vjeçe.S
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.