Sazan Guri tregon momentin e sikletshëm në studion e Piperos: I interesonin pacientët e frikësuar!

166

Ambientalisti, Sazan Guri e ka konsideruar koronavirusin si një grip të zakonshëm dhe se nuk i vjen mirë kur e trajtojnë në këtë formë.

I ftuar në emisionin ‘Roped with Olsi’, ai ka treguar edhe një histori që i ka ndodhur në studion e doktor Pëllumb Piperos, e cila padyshim ka shkaktuar të qeshura.

Sipas Gurit, Covid-i nuk infekton vajzat dhe gratë nga mosha 15 deri 45-vjeçe, pasi lidhet drejtpërdrejt me Joga-n.

“Piperos i jam betuar për një gjë kur vajta te studio e tij kishte shumë gra dhe unë kam një bindje tjetër nga joga se vajzat dhe gratë 15 deri 40-45 vjeçe nuk i kap Covid-i. Të lutem thuaje me zë të lartë, i thash.

Atij i interesonte të kishte sa më shumë pacientë të frikësuar, të trembur, të tromaksur. Ishte një zonjë atje, dhe më tha, mos i rri afër djalit tim. Ca thua i thash, unë e ha Covid-in, e shkërmoq.

Edhe ajo më shikonte kështu. O moj nuk e beson ti, unë e kam shkërmoqur, kam takuar 2 mijë plaka, kam ndarë ndihma. Jam puthur me plakat sa të duash ti”, rrëfeu ai.