Scarlett Johansson kurorëzon dashurinë e saj në ceremoninë sekrete

50

Aktorja e njohur është martuar në fshehtësi të plotë. Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost, kanë zhvilluar një ceremoni private përgjatë javës së kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Scarlett Johansson (@scarlett.johensson) on

Dyshja kanë arritur të mbajnë të fshehtë çdo detaj dhe lajmi i martesës së tyre u bë i ditur vetëm një javë më vonë.

“Ne jemi të ngazëllyer për t’ju dhënë lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre dhe njerëzit më të afërt, pas masave paraprake të sigurisë për Covid-19,” ishte njoftimi zyrtar i një organizate me të cilën çifti bashkëpunojnë.

/Descript.al/