Sekreti i unazës së Ratko Mlladiç që çoi në arrestimin e tij

123

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiç, që u dënua nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, gjithmonë ka mbajtue një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.

Thuhet se unazën misterioze e ka pasur edhe gjatë luftës ky komandant i ushtrisë në Republika Srpska, ndryshe i njohur si Kasapi i Bosnjës.

Megjithatë kjo unazë ka qenë një prej arsyeve kryesore të arrestimit të tij. Në fakt siç është raportuar më herët, një informator i policisë e kishte identifikuar pikërisht duke u bazuar në këtë detaj.

Pasi u arrestua dhe kaloi një kohë prapa hekurave në Tribunalin Hagës, Mlladiç ia kishte dorëzuar unazën të birit të tij Darkos, të cilit më vonë gazetarët ia kishin vënë re që po e mbante në gisht.