Sekuestrohen 865 gramë kanabis gati për shitje, në pranga 41-vjeçari në Lushnje

96

Policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe ka proceduar penalisht një person tjetër, që do të blinte lëndën narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K.C 41 vjeç, banues në Lushnje. 41-vjeçarit i’u gjetën dhe i’u sekuestrua 865 gram cannabis sativa e ndarë në 114 doza në shtëpinë e tij, gati për shitje.

Ndërkohë, po procedohet i lirë shtetasi T.Dh 53 vjeç, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, procedohet penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Paketimi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin K. C., i cili do t’i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, shtetasit T. Dh.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. C, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike 865 gram cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në 114 doza, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

/Descript.al/