Serbët i zbulojnë amanetin kryepeshkopit: Mos hiqni dorë prej Kosovës

70

Peshkopi serb Teodosije, duke theksuar se vdekja e Kryepeshkopit Irinej është një dhimbje për popullin serb, ai ka zbuluar edhe amanetet e tij të fundit.

Në reagimin e tij ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se Irinej ua ka lënë “amanet” çështjen e Kosovës.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ndërroi jetë nga koronavirusi. Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit.