“Serbia do ta njihte që sot Kosovën, por pret më shumë përfitime nga BE

49

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan Daniel Serwer e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE si kompromis për njohjen e Kosovës, por sipas tij ajo po kërkon të përfitojë diçka më shumë.

“Kompromisi përfundimtarë është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Daniel Serwer.

Duke folur për “non paper-in” e fundit Serwer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky “non paper”, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë kahje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.